Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar këtë të premte në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë kunatin e tij me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy familjarëve ka përshkallëzuar, duke përfunduar në përdorimin e armës, ku si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e krimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në këtë akt Fatal.
Eduart Afmataj është autori i vrasjes, ndërsa Artur Çangu viktima.
Sakaq, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.
Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.