Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë qytetin e Durrësit, ku një konflikt familjar ka përfunduar në tragjedi. Sipas burimeve të para nga policia, një djalë dyshohet se ka goditur me thikë babanë e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën. Autori dyshohet të jetë me probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit, ndërsa forcat e rendit dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale.
Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në përditësim…