Pas rreth një muaji kërkimesh, familjarët kanë konfirmuar se Valentin Volaj, 23-vjeçari nga Malësia e Madhe që ishte shpallur i zhdukur në Gjermani, është gjetur pa shenja jete.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike rrethanat e sakta të ngjarjes. Autoritetet gjermane pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së të riut.
Kujtojmë se Valentin Volaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Në momentin e zhdukjes, familjarët kishin bërë të ditur se ai kishte lënë në banesë sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjen. Sipas tyre, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.
Menjëherë pas zhdukjes u bë denoncim në policinë gjermane dhe u kërkua ndihma e Ambasadës Shqiptare, ndërsa kërkimet u përqendruan edhe në zonën Sodenmattsee, ku fatkeqësisht u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit.
Raportohet se, trupi i pajetë i të riut shqiptar, Valentin Volaj, 23 vjeç, është gjetur në zonën e Sodenmattsee (Huchting), Bremen në Gjermani.