“Presidenti i Shqipërisë është Ilir Meta që është në burg” kjo është gafa epike e influenceres, Rizarta Hoxha
Influencerja Rizarta Hoxha, e cila u bë e njohur për një pjesë të publikut shqiptar pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, ka nxitur reagime të shumta me një përgjigje, një gafa epike që ajo ka dhënë për një pyetje në emisionin “E Diell”.
“T’i bëj një pyetje “Gjeneratës Z“”, tha Bled Mane, duke iu referuar Rizartës, e cila ndodhej krah tij.
“Cili është presidenti i Shqipërisë?”, e pyeti Bledi-Rizartën, ndërsa kjo e fundit tha: “Ilir Meta, që është në burg?”
“Ç’rëndësi ka, ajo ka ngelur aty te ai”, tha Manushi, për të ‘zbutur’ situatën.
Gafa e saj menjëherë bëri xhiron e rrjetit ndërsa e reja u kryqëzua për shkak zë kësaj përgjigje.