Screenshot
Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të Rogertit në “Big Brother”, bashkëshortja e tij, Enxhi, ka vendosur të flasë publikisht për mënyrën se si po e përjeton gjithë këtë eksperiencë. E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ajo ka ndarë mendimet e saj për lojën e partnerit, por edhe për komentet që kanë qarkulluar në rrjet.
Enxhi nuk i ka shmangur reagimet e publikut, përkundrazi, ka pranuar se në fillim komentet e shumta kanë ndikuar tek ajo. “Është komentuar shumë: kush është kjo grua që po i qëndron pranë këtij njeriu. Në fillim më ndikonin, sepse është e natyrshme. Por në fund të fundit, Rogerti është në një lojë dhe njerëzit nuk kursehen në komentet e tyre,” u shpreh ajo.
Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo ka zgjedhur ta shohë situatën me më shumë qetësi dhe mirëkuptim. Sipas saj, Rogerti ka vendosur të jetë autentik në lojë, edhe pse kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u pranuar nga publiku. “Më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky model në Big Brother, sepse të jesh model i mirë është shumë e thjeshtë, të jesh ndryshe është e vështirë. E vërteta është e hidhur, por është e vërtetë,” tha Enxhi, duke shtuar se ai ka thënë disa të vërteta brenda shtëpisë, edhe pse jo të gjithë bien dakord me mënyrën si i shpreh.
Një tjetër pikë që ka marrë vëmendje është raporti i Rogertit me Juelën brenda shtëpisë. Por Enxhi ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke hequr çdo dyshim për xhelozi. “Për marrëdhënien e tij me Juelën nuk jam xheloze. E shoh si diçka të bukur mes miqsh,” u shpreh ajo.
Deklarata e saj vjen në një moment kur Rogerti është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, ndërsa loja e tij vazhdon të ngjallë debat dhe reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.