Një deklaratë që nuk ka kaluar pa u vënë re ka ardhur nga Ilnisa Agolli, e cila gjatë një interviste ka komentuar në mënyrë ironike raportin e saj me Françeskën, pas përplasjes që ato patën para disa kohësh.
E pyetur drejtpërdrejt nga moderatorët për çfarë kishte ndodhur mes tyre, Ilnisa zgjodhi të përgjigjej me një ton thumbues dhe plot ironi, duke habitur edhe vetë panelin në studio. Kur u përmend emri i Françeskës, ajo reagoi menjëherë me pyetjen: “Kush është Françeska?”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’i japë rëndësi situatës apo personit në fjalë.
Pavarësisht këmbënguljes së moderatorëve, të cilët i kujtuan se kanë qenë bashkë në të njëjtin format, Ilnisa vazhdoi me të njëjtën linjë ironike, duke shtuar me të qeshur: “Herë pas here më kujtohet… Jo, realisht nuk e njoh”. Një deklaratë që u interpretua menjëherë si një “kunjë” i drejtpërdrejtë ndaj Françeskës.
Kjo përgjigje ka rikthyer vëmendjen te tensioni i mëparshëm mes dy vajzave në studio, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe pse ajo nuk hyri në detaje konkrete mbi konfliktin, mënyra se si zgjodhi të përgjigjet tregon se raporti mes tyre mbetet i ftohtë dhe larg çdo pajtimi. Në stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Ilnisa Agolli duket se ka zgjedhur të “flasë” me ironi, duke e kthyer këtë moment në një nga deklaratat më të komentuara të ditës.