Xhoana Nikollaj
Vajza që po shihni në foto është një 23-vjeçare nga Lezha e cila mësohet se ka humbur jetën pasi konsumoi fotoksinë.
Ditën e sotme në rrjet qarkulloi lajmi se kishte ndërruar jetë personazhi i njohur i TikTok-ut, por më pas vetë Xhovana Nikolli reagoi publikisht duke sqaruar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se lajmi për vdekjen e saj ishte i pavërtetë.

Pas verifikimeve të redaksisë sonë “Pa Dorashka”, u bë e ditur se viktima është një vajzë e re nga Lezha, 23 vjeç, me emrin Xhoana Nikollaj, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Ngjashmëria e emrit dhe mbiemrit me influencuesen e njohur bëri që shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe disa media të përhapnin informacion të pasaktë në minutat e para të lajmit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa familjarë dhe të afërm të vajzës së re janë përballur me një situatë të rëndë dhe dhimbje të madhe të cilët kanë ndarë postime prekëse në lidhje me humbjen e të resë.