Gilmando Danit iu bë atentat vdekjeprurës pak çaste pasi ishte kthyer nga Barcelona.
Në aeroportin e Rinasit, Dani është pritur nga 40-vjeçari që mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).
Autorët kanë patur informacion për lëvizjet e shënjestrës dhe e kanë pritur pranë rrethrrotullimit. Ajo tha se Dani ishte kthyer nga Barcelona.
Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pak metra larg aeroportit.
Lexo edhe:
Në vendin e ngjarjes humbi jetën Gilmando Dani rreth 47 vjeç, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.