Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, Benita trazoi rrjetin me deklarata të forta ndaj produksionit, duke lënë të kuptohej se gara nuk ishte aq e pastër sa dukej. Ajo pretendoi se i ishte premtuar të shkonte në finale dhe se emri i fituesit ishte vendosur paraprakisht, duke ngritur dyshime serioze për transparencën e spektaklit.
Por situata duket se ka marrë një kthesë të papritur.
Pak më parë, producentja Olsa Muhameti ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me Benitën, teksa përgatiten për finalen e “BBVK”. Në video, atmosfera duket e qetë dhe bashkëpunuese, ndërsa në përshkrim shkruhet: “Përgatitjet për finale vazhdojnë me shpejtësinë e Bugatti-t të sezonit”.
Ky postim ka ngritur menjëherë pikëpyetje te ndjekësit: çfarë ndodhi me Benitën dhe akuzat e saj të forta?
Deri më tani, nuk ka pasur një sqarim të ri publik nga ana e saj, ndërsa kjo dalje pranë produksionit duket në kontrast me deklaratat që bëri pas eliminimit. A është bërë një “paqe” mes palëve apo kemi të bëjmë me një situatë të keqkuptuar?
Mbetet për t’u parë nëse Benita do të reagojë sërish për të sqaruar qëndrimin e saj, apo nëse kjo situatë do të mbetet një nga episodet më të paqarta të këtij sezoni.
