Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri.
Në momentin që Selin e pa banorin që po shkonte drejt murit, ajo e ndoqi dhe u mundua që t’a ndalonte, por ai ishte i vendosur dhe i tha: “Nuk mundëm më”.
Teksa Selin dhe Greta i thonin që të kthehej, banorët e tjerë, përfshirë edhe Artanin, i thonin që të zbriste dhe të dilte nga dera e kuqe.
Mes atmosferës së tensionuar, në shtpi mbërriti Zarfi i Zi i cili u lexua para banorëve: “Konkurrenti Kristi Lamaj u largua nga Big Brother. Në takimin e sotëm do mësoni çfarë ndodhi”. Ky njoftim la shtëpinë në heshtje, ndërsa shumë prej banorëve u shfaqën të habitur nga zhvillimi i fundit.
Ngjarja vjen pas një debati të ashpër mes Kristit dhe Mirit, ku situata degradoi në përplasje fizike me hedhje uji. Pas konfliktit, Kristi mori një vendim të papritur duke kapërcyer për herë të dytë murin rrethues të shtëpisë, një veprim që konsiderohet shkelje e rregullave themelore të formatit.
Në Prime-n e mbrëmjes pritet të zbardhen detajet e plota të asaj që ndodhi dhe të bëhet i ditur vendimi përfundimtar i Vëllait të Madh lidhur me këtë situatë të pazakontë.
Publiku tashmë pret me kureshtje sqarimin zyrtar, ndërsa dinamika e lojës duket se ka marrë një kthesë të fortë pas këtij episodi. Rikujtojmë që ngjarja u krijua pas një debati që Kristi kishte me një tjetër banor të shtëpisë, Mirin.