Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një i moshuar ka vrarë gruan Shano Islami dhe më pas është vrarë nga i biri. E gjitha ka ndodhur në orën 7.00 të mëngjesit, në fshatin Shalës në Konispol, ku 69-vjeçari Husen Islami qëlloi me sëpatë të shoqen në sy të mbesës. Si pasojë e plagëve të marra 66-vjeçarja ndërroi jetë në vend. Pas ngjarjes, mbesa ka telefonuar të atin, Klementin Islamin i cili me të mbërritur në shtëpi është konfliktuar me babanë e tij, të cilin e ka shtyrë nga shkallët e banesës dhe si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë në vend.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.,“-njofton Policia.