
Konkurenti i “PP” e bullizon për dhëmbët dhe për peshën, përgjigjet Marseila: Jam stërvitur herët
Pak ditë më parë, gjatë një takimi konkurenti i “PP” bëri një veprim të ulët dhe të papranueshëm, duke komentuar drejtpërdrejt dhembët dhe peshën e Marsielës:
“Fizikisht nuk je në shijen time. Buzët i ke të bukura por dhëmbët jo dhe aq. Eeeee je pak, të konsideroj pak mbipeshë”- u shpreh Indriti.
Ky koment i papërshtatshëm nxiti reagime të menjëhershme. Marsiela nuk u tërhoq dhe tregoi forcën dhe vetëbesimin e saj. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau videon dhe shkroi:
Jam rritur nga një narcisist që më ulte poshtë që fëmijë, jam dashuruar nga narcisiste që shihnin forcën time dhe më bullizonin edhe kur s’kisha kile tepër, sulmonin FORCËN shpirtërore që kisha.
You can’t beat me,jam stërvitur herët!
Shumica e ndjekësve e mbështetën Marsielën, duke e lavdëruar për përgjigjen e saj të drejtë dhe të fuqishme, ndërsa kritikuan sjelljen e ulët të konkurrentit. Komenti për pamjen fizike u cilësua si i shëmtuar dhe i papranueshëm, duke nxitur debat mbi respektin dhe etikën në komunikim.
Ky incident rikthen në vëmendje se fjalët mund të lëndojnë dhe të shkaktojnë tension, veçanërisht në reality show, ku pjesëmarrësit duhet të japin shembuj pozitivë dhe të përcjellin mesazhe konstruktive për publikun. Shumë ndjekës u shprehën se Marsiela ishte shembulli i guximit dhe vetëbesimit, duke treguar se asnjë sulm nuk mund ta dobësojë.
Ky moment nxit një diskutim më të gjerë mbi bullizmin në media dhe reality show, duke kujtuar se respekti dhe ndjeshmëria duhet të jenë gjithmonë prioritet, edhe kur skenat dramatike synojnë të tërheqin shikime.
Marsiela tregoi qartë se fuqia shpirtërore dhe vetëbesimi janë më të forta se çdo sulm fizik ose fjalësh, duke lënë një mesazh të fuqishëm për ndjekësit.