Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari
Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, së bashku me bashkëshortin e saj Vis Bajraktari, kanë bërë daljen e parë publike pas dasmës së tyre madhështore, gjatë eventit të 10-vjetorit të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.
Çifti u shfaq i kuruar deri në detaj në një aktivitet që mblodhi figura të rëndësishme të botës së showbiz-it dhe sipërmarrjes. Përkrah tyre ishte edhe motra e Lorit, Sara Hoxha, e cila prej vitesh ka qenë pjesë e pandarë e eventeve familjare dhe atyre të Top Channel.
Në këtë dalje publike ra në sy gjithashtu prania e moderatores së “Top Story”, Grida Duma, e cila shoqëroi vajzat e familjes Hoxha në ceremoninë e organizuar.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është mungesa e Ledion Liços. Moderatori nuk u pa askund në event, duke konfirmuar kështu thashethemet e fundit për një krisje të mundshme në marrëdhënien e tyre.
Edhe pse asnjë prej palëve nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, mungesa e tij në një event kaq të rëndësishëm familjar ka shtuar dyshimet mes ndjekësve.
Ndërkohë, Lori dhe Visi vazhdojnë të marrin vëmendje për harmoninë dhe energjinë pozitive që transmetojnë pas martese, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar të momentit.