Pas javësh aludimesh për një krizë në martesë, Klea Huta dhe Elgit Doda kanë vendosur t’u japin fund thashethemeve që qarkullonin në rrjet dhe media. Reagimi erdhi drejtpërdrejt nga Klea, e cila publikoi një foto familjare në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të qartë për bashkëshortin e saj.
Në postimin e saj, moderatorja dhe artistja ka uruar Elgitin për ditëlindje, duke shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë”, krahas një imazhi ku shfaqen së bashku me djalin e tyre, Krid.

Ky veprim u interpretua menjëherë si një reagim në lidhje me zërat për ndarje, të cilët kishin qarkulluar prej javësh.
Me këtë postim të fundit, Klea Huta duket se i ka dhënë fund një herë e mirë spekulimeve për krizë në çift, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon.
Klea Huta dhe Elgit Doda u martuan në qershor të vitit 2023, në një ceremoni private të zhvilluar në jug të vendit, në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt. Festa nisi pas mesnate dhe përkoi edhe me ditëlindjen e djalit të tyre, Krid, të cilën familja e festoi buzë detit.