
Një tritol ku objektiv ka qënë banesa e nënës së Klea Gjatës, ka risjellë në vëmendje marrëdhëniet e dashurisë dhe jo vetëm të të dënuarit me burg të përjetshëm Laert Haxhiut. Hetimi në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në shtëpinë e Klea Gjatës ka ngritur disa pista, ku autoritetet janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun.
Xhelozi, hatërmbetje në çift apo paralajmërim !?
Klea Gjata njihet si e dashur e Laert Haxhiut, por edhe si anëtarja e bandës së tij të krimit. Jo vetëm lidhje dashurie, por dyshja u akuzuan edhe për bashkëpunim në vrasje. Konkretisht 29-vjeçarja u arrestua më 2023 si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, gjatë operacionit të koduar “Never Forget” pas dëshmisë se bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani. Ajo u arrestua për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’. Asakohe dyshohej se Klea Gjata ishte e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. E reja u lirua më 21 maj të 2024-ës.
Në kuadër të hetimeve Klea Gjatës iu sekuestrua edhe makina luksoze GLK në ngjyrë të zezë, në pronësi të nënës së saj. Nga hetimet rezulton se mjeti është përmendur edhe nga Tafani, i cili ka thënë se Klea kishte dijeni për të gjitha krimet e Laertit, dhe në disa raste madje kishte shërbyer si shofere e tij.
Duke marrë parasysh hetimin ndaj saj, shpërthimi në banesën e nënës, nuk përjashton as pistën e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil në një shtet në perëndim.
Lidhja e çiftit, Klea-Laert raportohet të ketë vazhduar edhe përpos hetimeve dhe ngjarjeve kriminale vazhdoi. Por ‘xhelozia’ do i ndante. Burime nga Policia, për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se janë ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë mosmarëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza është ndarë.
Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja, ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka zhvilluar një takim special në burgun e Drenovës me Laert Haxhiu. Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të. Dyshimet janë se ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.
Takimi me modelen në ambjentet e burgut ka ndodhur më 12 qershor 2025. Pajaziti, sipas një raporti sekret, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi zyrtarisht kishte planifikuar një takim me të dënuarin Vladimit Kurti, i cili është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e tregtarit, Agim Buçi, ngjarje e ndodhur në Kamëz. Modelja është akomoduar në dhomën e takimeve special dhe në dhomë nuk i ka shkuar Kurti siç ishte planifikuar, por Laert Haxhiu.
Laert Haxhia u ekstradua nga Greqia pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani, i cili zbardhi të paktën 17 krime, mes tyre vrasje, tentative për vrasje, vendosje tritoli dhe trafik të lëndëve narkotike.