Kim Jong Un ka lëshuar një urdhër sekret në Korenë e Veriut, duke e shpallur vetëvrasjen “tradhti ndaj socializmit”.
Shkaku? Sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, rastet e vetëvrasjeve janë rritur me 40% krahasuar me vitin e kaluar.
Së fundi, regjimi ka shkuar edhe më tej: personat që tentojnë vetëvrasje dhe mbijetojnë, mund të përballen me dënim me vdekje.
Autoritetet vendore mbajnë përgjegjësi direkte për parandalimin e rasteve, ndërsa raportet e brendshme flasin për raste tronditëse të vetëvrasjeve familjare dhe letra që kritikojnë sistemin.
Shkaku kryesor që përmendet në raportime: urija masive, varfëria dhe kriza e rëndë ekonomike, e cila po thellohet.