Një sherr ka ndodhur mes disa taksistëve në kryqëzimin që të çon në Komunën e Parisit, pranë ish-stadiumit Dinamo, mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Newsbomb mëson se pas një konflikti verbal mes dy taksistëve, këta të fundit janë përfshirë në një konflikt me grushte.
Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë për të shuar konfliktin. Më pas duket se gjakrat janë ulur dhe konflikti është shuar.
Ende nuk dihen arsyet pse çuan në konfliktin mes dy taksistëve.