Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës nga Dojna se “Kiara më hoqi nga followers pa arsye”, dhe ka treguar të vërtetën e prapaskenës mes tyre.
Pas disa ditësh heshtje, Kiara Tito ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së Dojna Memës, e cila pak ditë më parë tha publikisht se moderatorja e ka hequr nga Instagrami “pa asnjë arsye”.
Në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara nuk e la më pa koment dhe i doli përballë zërave që po qarkullojnë në rrjete sociale, duke zbuluar se nuk ka qenë ajo që e hoqi Dojnën, por e kundërta!
“U habita kur e pashë si deklaratë. Nuk e kisha vënë re fare. Shyqyr që ekzistojnë disa dashamirës që e dinë më mirë se ne çfarë ndodh. Nuk e kam hequr unë, më ka hequr ajo vetë!”, – tha Kiara.
Moderatorja shtoi se mes tyre ka pasur marrëdhënie të mira dhe madje kanë qëndruar në shtëpitë e njëra-tjetrës:
“Kemi ngrënë bukë bashkë në një shtëpi. Nëse do ishte ndonjë merak i madh, kjo bisedë do bëhej jashtë kamerave, jo për klikime. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve, nuk mbaj mëri, se jeta është shumë e shkurtër.”
Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
Deklarata e Kiarës ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve, ndërsa fansat janë ndarë në dy kampe – disa në mbështetje të saj, e të tjerë që kërkojnë reagimin e Dojna Memës.