Në një bisedë prekëse mes Stenaldos dhe Luizit brenda shtëpisë së BBVA, ky i fundit ka zgjedhur t’i rrëfejë momentet e vështira që ka kaluar në jetë.
Ai u shpreh se një vit përpara se të bëhej baba, kishte humbur të gjitha shpresat dhe shtoi se një moment tentoi t’i jepte fund edhe jetës.
“Unë 38 vjeç u bëra baba. Unë isha 37 kur i kisha humbur shpresat. Thoja që nuk ka njeri për mua. Nuk do kem kurrë familje, nuk do jem kurrë kryefamiljar, nuk do jem kurrë një shembull i fëmijës tim. U mësova me këtë dhe e kam vuajtur shumë. Kam jetuar vetëm dhe vetmia, nuk ka gjë më të keqe. Por po u mësove, nuk të prek asgjë. Në vetmi ti kalon gjithçka, kalon në depresion, në stres. Kam tentuar të bëj gjithçka, kam tentuar edhe budallallëqe. Kam tentuar të bëj një budallallëk shumë të rëndë, që ishte t’i jepja fund jetës. Është e rëndë.
Por çfarë ndodh? Po e kalove këtë fazë, shkon te faza që bëhesh shumë i akullt. Dhe shkon në atë pikë që thua: ‘Kur kësaj bote nuk i intereson për mua, pse më duhet mua të më interesojë për këtë botë?’. Aty stopon gjithçka. Aty ke rrugën më të rëndësishme”, u shpreh Luizi në bisedën e tij me Stenaldon.
Teksa po bisedonin, Stenaldo i ka shprehur Luizit i përlotur se me rifutjen e tij në shtëpinë e “BBV” i ka sjellë shumë buzëqeshje dhe lumturi.
Stenaldo:
Jemi njerëz, jemi emocionalë. Jam takuar me ty në disa pika të zemrës, nuk ma merrte mendja. Më ke sjellë buzëqeshjen, i ke dhënë një energji të mirë shtëpisë, më ke lejuar të shpalos anë të tjera të vetes. Jam i lumtur shumë që ke ardhur.
Luizi:
Mos hiq dorë, mos u bë djalë i keq. Mos bë gabim të bësh lëvizje të papritura se vi këtu dhe i vendos flakën shtëpisë.(qesh) Ty të presin shumë gjëra të bukura jashtë. Unë nuk e di se sa do të ndikojë në jetën tënde por ti ke fituar një shok dhe një shoqe të vogël, vajzën time. Do dalim do bëjmë xhiro bashkë, sa të hapet edhe koha. Do shkojmë edhe në plazh, do i them Lunës kapja dorën Stenaldos dhe ikni lahuni bashkë.