Këngëtari Luiz Ejlli nuk ka qëndruar në heshtje pas deklaratave të fundit të moderatores Dojna Mema, e cila u përfshi në një debat me bashkëshorten e tij, Kiara Tito. Me një postim plot ironi, Luizi ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj fjalëve të Dojnës, duke përdorur thuajse të njëjtën formulim që ajo kishte shkruar më herët në Instastory.
Përplasja virtuale nisi pas polemikave në rrjet mbi atë se cila prej moderatoreve e kishte hequr e para (unfollow) tjetrën nga Instagrami. Ndërkohë që Dojna reagoi duke thënë se ka “mjaftueshëm këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt” dhe se “tema është e varfër”, Luizi vendosi ta marrë me humor.
Në reagimin e tij, këngëtari shkruan me tone ironike:
“Kur më pyesin drejtpërdrejt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat dhe nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. E thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë publikisht. Natën e mirë.”
Reagimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i hapur ndaj Dojna Memës, duke kthyer edhe më shumë vëmendjen mbi këtë debat të bujshëm mes dy moderatoreve.
Megjithatë, duket se kjo “saga virtuale” mes figurave publike nuk ka mbaruar ende dhe fansat po presin nëse Dojna do të zgjedhë t’i përgjigjet sërish.
