Dj Gimbo u eliminua nga gara e e Big Brother, por “fitorja” e tij ishte lidhja me Selin, të cilën e ka treguar shumë shpesh edhe brenda reality show, por edhe tani që është jashtë lojës. Ai tregoi se Selinën e ka pëlqyer para se të futej në Big Brother, ndërsa tha se tashmë ndihet si “peshku pa ujë”.
“Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe flokët e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën “hajde nuse, reja ime”-u shpreh Gimbo
Selin i ka kërkuar Gimbos së fundmi që ai të postojë një foto në Instagram me unazë, dhe Gimbo ia plotësoi dëshirën “live”. Gimbo ndër të tjera tregoi se është takuar me familjen e Selinës.

Ish-banori ka folur për situatën e Gjestit, i cili u arrestua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje. Gimbo është shprehur se ai është shumë mirë, dhe se situata tashmë do të zgjidhet përmes procesit gjyqësor.
“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur edhe tani është në proces gjyqësor edhe ligji vendos edhe e kanë në dorë ata, edhe ne për momentin jemi shumë mirë. Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, tha Gimbo pa dhënë shumë detaje.
Gjithashtu i pyetur nëse është ndjerë i favorizuar në Big Brother Vip 5, për shkak të shoqërisë së tij me Gjesin, ai tha se:
“Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt se ka qenë një influencë shumë e madhe, edhe jam falënderuese shumë atyre që më kanë mbështetur”.
Pas lirimit nga ndalimi, Gjesti ka reaguar sot përmes përfaqësuesit të tij ligjor, duke dhënë detaje mbi ngjarjen dhe zhvillimet e fundit. Avokati i tij, Artan Çerkini, ka folur për herë të parë publikisht, ku sqaroi situatën dhe masat e marra ndaj artistit. Sipas tij, Gjesti ka pranuar veprimet e tij dhe ka shprehur pendesë për sjelljen ndaj drejtuesit të kompanisë “Onima”, duke premtuar se nuk do t’i përsërisë më.