
“Kam 6 vite pa asnjë mashkull në jetën time” – Shqipe Hysenaj rrëfen arsyen që nuk pritej!
Ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, ka bërë një rrëfim të papritur rreth jetës së saj personale. Duke zbuluar se ka një kohë të gjatë pa pasur kontakt fizik apo pa dalë në një takim me një mashkull.
Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana”, ajo u shpreh se ndihet shumë në siklet me njohjet e reja.
“Unë njohjet i kam shumë siklet. Unë kam kohë dhe pa dalë me dikë, kam 6 vite pa asnjë mashkull. Kam shumë siklet, s’kam dalë fare, zero!”, tha Shqipe Hysenaj, duke shtuar se as gjashtë e as dhjetë vite nuk janë asgjë pa kontakt fizik. Derisa të gjejë dikë që i lëviz diçka në shpirt dhe zemër.
Ajo e përshkroi veten si një “tip shumë të komplikuar”, duke shpjeguar se nuk ka nevojë për puthje e përqafime derisa të gjejë personin e duhur.
Ndërkohë Shqipja tronditi edhe me deklaratën e saj për Parashqevi Simakun.
Gjatë intervistës në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, Shqipja është shprehur e shokuar për ato çka kishte dëgjuar për të shkuarën e saj.
“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti.