Fisnik Syla është një personazh i njohur për publikun dhe shpesh është bërë pjesë e titujve mediatikë për jetën e tij private.
Përmes një “story” në Instagram, ai ka ironizuar hapur portalet dhe televizionet që, sipas tij, përdorin emrin e tij për klikime dhe audiencë.
“U kënaqën duke fitu këto portale/televizione me emrin tim, hallall jau bëj vetëm fitoni”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se është në dijeni të vëmendjes që merr në media.
Por nuk ndalet me kaq. Në vijim të mesazhit, Syla shton me tone thumbuesepër lajmet që po qarkullojnë se ka partnere të re ndërsa nënvizon se nuk është në dijeni për këtë gjë: “Fisniku klikohet shumë e vërtetë, por Fisniku nuk po e din që ka partnere të re!!!”
Me këtë reagim, Fisnik Syla duket se ka dashur t’i japë fund njëherë e mirë zërave që qarkullojnë për jetën e tij sentimentale. Ai e bën të qartë se nuk ka asnjë lidhje të re dhe se lajmet që po publikohen nuk janë të vërteta, duke lënë të kuptohet se aktualisht është beqar dhe larg çdo romance të re.
