Pas tensioneve të forta që shoqëruan “Prime”-in e fundit të Big Brother VIP Albania, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u zhvendosur fuqishëm në rrjetet sociale.
Një video që po qarkullon me shpejtësi online ka ndezur debat të madh mes ndjekësve, duke sjellë reagime të shumta dhe akuza të forta nga të dyja palët. Në qendër të kësaj përplasjeje janë Juela Nikolli dhe Mateo Borri.
Familjarët e Juelës kanë publikuar disa pamje dhe audio që, sipas tyre, përmbajnë fjalë tepër fyese ndaj saj. Ata pretendojnë se në material dëgjohet Mateo duke përdorur një gjuhë të papranueshme, çka ka nxitur reagim të ashpër dhe indinjatë publike.
“Po ti je k*rvë moj, nuk të shoh dot me sy”.

Megjithatë, nga ana tjetër, familjarët e Mateos kanë reaguar menjëherë, duke hedhur poshtë këto akuza. Sipas tyre, fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe ai në fakt ka thënë: “ti je turp moj, nuk të shoh dot me sy”, duke mohuar përdorimin e ofendimeve më të rënda që po qarkullojnë.


Situata është përshkallëzuar më tej edhe nga postimet në rrjetet sociale, ku vetë Juelë ka reaguar me tone të forta, ndërsa mbështetës të të dyja palëve janë përfshirë në debate të ashpra online.
E gjithë kjo ka kthyer këtë përplasje në një nga temat më të nxehta të momentit, duke ngritur sërish diskutime mbi kufijtë e gjuhës dhe sjelljes brenda formatit.