Screenshot
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmina Kadriu, ka vendosur më në fund të ndajë me publikun një pjesë të rëndësishme të jetës së saj private, duke prezantuar për herë të parë partnerin e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo është shfaqur krah një djali të quajzur Gelti, duke konfirmuar kështu lidhjen që prej kohësh e kishte mbajtur larg vëmendjes publike. Në imazhin e publikuar, çifti duket i afërt dhe i lumtur, ndërsa detajet romantike nuk mungojnë, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Edhe pse ende nuk ka zbuluar shumë detaje për identitetin e partnerit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, me ndjekësit që e kanë përgëzuar dhe i kanë uruar lumturi.
Pas eksperiencave të kaluara dhe historive të komentuara, duket se ish-banorja ka gjetur sërish dashurinë dhe këtë herë, pa frikë për ta treguar.