Screenshot
Debati për shikueshmërinë në rrjetet sociale duket se është ndezur sërish, këtë herë nga ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, i cili ka reaguar publikisht me tone të forta.
Përmes një postimi në Instagram, ai nuk ngre thjesht dyshime, por shprehet i bindur se shifrat e shikimeve live të mbrëmjes së parë të “Ferma Vip” janë të manipuluara. Sipas tij, numri i lartë i views nuk përputhet me angazhimin real të publikut, veçanërisht me ritmin e komenteve gjatë transmetimit.
“Me këtë ritëm komentesh nuk janë as 160k view live… kush e hapi këtë lojën me t’bleme”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet qartë se, sipas tij, bëhet fjalë për blerje shikimesh.