
Astrit Kalaja, viktima
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me masakrën që tronditi pasditen e djeshme Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua brenda në sallën e gjyqit.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse nga biseda e fundit që gjyqtari Astrit Kalaja ka pasur me një prej kolegëve të tij, vetëm pak minuta përpara se të futej në sallën e gjyqit për të dhënë vendimin final mbi një çështje pronësie, vendim që, fatkeqësisht, do t’i kushtonte jetën.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Kalaja.
Pak minuta më vonë, gjatë seancës, situata degjeneroi në tragjedi, duke e kthyer sallën e gjyqit në skenë krimi dhe duke tronditur sistemin e drejtësisë shqiptare.
Ceremonia për përcjelljen e tij për në banesën e fundit pritet të zhvillohet me nderime shtetërore ditën e mërkurë.
Ndërkohë, autori Elvis Shkambi është i arrestuar nga policia dhe ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas tij, ai e vrau gjyqtarin sepse po i merrte një pronë në Shkodër pa të drejtë, duke ia kaluar pronësinë një familjeje tjetër.