Një nga banoret që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” është edhe Brikena Selmani, modelja nga Kosova që më parë përfaqësoi vendin e saj në “Miss Grand International 2025”.
Brikena, e cila sipas informacioneve publike është bërë e njohur në modeling dhe në evente ndërkombëtare bukurie, ka hyrë në format me një profil të fortë dhe me shumë vetëbesim, duke u shndërruar shpejt në një nga figurat më të komentuara të shtëpisë.
Në këto foto të siguruara nga Kryefjala tregohet raporti i ngrohtë familjar ku në njërën shfaqet Brikena e përqafuar me të atin. Në fotot e tjera janë prindërit e saj së bashku.



Në një nga bisedat e saj brenda shtëpisë, ajo ka treguar se familja për të mbetet pika më e rëndësishme. Brikena ka rrëfyer se me nënën ndan çdo detaj të jetës, duke e konsideruar atë jo vetëm prind, por edhe shoqen më të ngushtë. Marrëdhënia e saj është po aq e afërt edhe me të atin, gjë që e ka përmendur si një mbështetje të vazhdueshme.
Përtej karrierës në modeling, Brikena ka treguar edhe një anë tjetër të jetës së saj, duke rrëfyer se ka punuar më herët si arkëtare në Itali për të ndihmuar familjen, një përvojë që sipas saj e ka bërë më të pavarur dhe më këmbëngulëse.