Emri i Xhovana Nikollit është mjaft i lakuar kohët e fundit pas atentatit të bërë pak ditë më parë në apartamentin ku jetonte me qira në Elbasan me motrën dhe mbesën pas largimit nga Lezha.
Pas kësaj ngjarje Xhovana ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram ku i është drejtuar Nuredinit me fjalor të rëndë ndërsa tregon se nuk ka frikë.

Ajo gjithashtu ka postuar një video me të dashurin e saj Amarildon ku shprehet se nuk do lejojë askënd ta lëndojë.

Kujtojmë se më 14 korrik Xhovana Nikolli ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video pak ditë më parë, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bente thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thënë se kishte probleme serioze me të.
Por kush është Xhovana?
Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen për jetën e saj luksoze. Ndërsa Amarildo Nikolli, është një personazh i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2023 në Vlorë, ku kishte shkuar për të ekzekutuar “të fortin” e qytetit bregdetar, Inez Hajrullën.
Pas arrestimit Amarildo Nikolli u bë bashkëpunetor i drejtësisë.
Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë dhe po vuan dënimin në burgun “313”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Xhovanes dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka përmendur në video.
Ajo që dimë është se e reja ka qenë shënjestra e atentatit dhe fatkeqësisht ka mbetur i plagosur një person i pafajshëm.