Genta Gjalpi, ish-banore e njohur e Big Brother dhe një nga personazhet më të komentuar të reality show-t për stilin e veçantë të saj, ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, të cilit i kanë vendosur emrin Joan Labi.
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Genta, e cila me emocion ka shkruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Arber Labi, janë bërë prindër.
“Unë dhe Arber Labi sot u bëmë me djalë. Jemi shumë të lumtur ta ndajmë me ju”, shprehet ajo, duke falënderuar të gjithë ata që janë gëzuar për çiftin.
Fansat e saj kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke e përgëzuar për lajmin dhe duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur vogëlushit që erdhi në jetë më 6 dhjetor 2025.

Edhe redaksia “Pa Dorashka” i uron mirëseardhje në jetë vogëlushit të çiftit, shëndet, lumturi dhe bekime në rrugëtimin e tij.