Screenshot
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Vieri, ka folur hapur për raportin mes famës, privatësisë dhe presionit të rrjeteve sociale.
Dea ndau këndvështrimin e saj në stdion e “Wake up” mbi mënyrën se si personazhet publikë zgjedhin të menaxhojnë jetën personale, veçanërisht atë sentimentale. Ajo theksoi se jo të gjithë ndihen të detyruar të ekspozojnë çdo detaj në rrjetet sociale, pavarësisht famës.
Me humor dhe ironi, Dea solli në vëmendje një realitet që sipas saj është mjaft i përhapur në showbiz-in shqiptar:
“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë të dashurit në rrjete sociale sepse… Zot më fal, i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram… nuk bën sens.”
Deklarata e saj ndezi diskutime në studio mbi kufijtë mes jetës private dhe imazhit publik, si edhe presionin e vazhdueshëm që rrjetet sociale ushtrojnë mbi figurat e njohura. Dea nënvizoi se fama nuk duhet të shndërrohet në detyrim për të hequr dorë nga privatësia, duke theksuar rëndësinë e autonomisë personale dhe ruajtjes së balancës mes jetës publike dhe asaj intime.