Screenshot
Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, gjatë një interviste ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm…
Sabina është ndalur më shumë tek fenomeni ku disa vajzave kërkojnë për të fituar para të shpejtë dhe për të qenë eskorta.
Gazetari: A mendon ajo se vajzat e reja studente po ndjekin një model të gabuar që po i shtyn drejt kësaj? A ka më modele në Shqipëri?
Sabina Mete: Mendoj që ka modele. Nuk u jepet ndoshta koha e duhur për të treguar modelet e tyre. Nuk u jepet ndoshta mundësia e duhur, por patjetër që ka. Unë njoh plot vajza që janë realisht të afta, njoh plot vajza janë punëtore, që kanë bërë punën e tyre dhe kanë arritur çdo gjë vetë. Megjithatë ky është trendi, kjo ofrohet dhe i jepet vlerë antivlerës. Për këtë më vjen keq sot realisht, që marrin këto modele.
Gazetari: Ti vetë je gjetur ndonjëherë në një situatë të tillë, përpara një mashkulli apo një ndërmjetësi?
Sabina Mete: Po, patjetër që po. Kam pasur disa raste, por nuk dua të përmend emra. Ka njerëz të pacipë fare, që pushteti i karriges u jep shumë, dhe ndodh hapur fare. Ka të tjerë që i bien një rruge pak më të gjatë, por ti je mjaftueshëm inteligjente për të kuptuar se ku shkon dhe në atë tavolinën ku ti ulesh, i ke idetë e qarta se çfarë po ndodh. Ti i vendos gjithmonë limitet. Unë kam jetuar jetën time të lirë dhe dua që nga ajo derë të dal kur të dua unë, jo kur të duan njerëzit e tjerë. Unë kam zgjedhur të bëj këtë jetën time e lirë, të dashuroj kë të dua unë, të jem me kë të dua unë, të shkoj me kë të dua unë, të bëj çfarë të dua unë, sepse në fund të fundit e kam komanduar unë jetën time dhe jo dikush tjetër për mua.