Pas konfirmimit se Irani ka goditur me sulme Riadin dhe rajonin lindor të vendit, Arabia Saudite ka paralajmëruar se ka të drejtën për të mbrojtur veten, përfshirë edhe me kundërpërgjigje, raporton AFP.
“Arabia Saudite dënon ashpër sulmet e hapura dhe frikacake iraniane që kishin në shënjestër rajonin e Riadit dhe Provincën Lindore, të cilat u zmbrapsën”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
“Në dritën e këtij agresioni të pajustifikuar, Mbretëria thekson se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e saj dhe për të garantuar mbrojtjen e territorit, qytetarëve dhe banorëve të saj, përfshirë edhe opsionin e përgjigjes ndaj këtij agresioni.”