Në një humbje të papritur dhe tronditëse, familja dhe miqtë e Daorsa Spahija po përballen me dhimbjen e një boshllëku që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Redaksia “Pa Dorashka” zhvilloi një intervistë ekskluzive me tezën e saj, e cila foli hapur për presionin psikologjik, manipulimin dhe xhelozinë që Daorsa përjetonte, për misterin rreth natës tragjike dhe, më tronditëse se gjithçka, për mungesën totale të ngushëllimit dhe përgjigjes nga familja Sejdiu.
Heshtja e tyre nuk është vetëm indiferencë – për familjen e Daorsës, ajo perceptohet si një pranim i heshtur i përgjegjësisë për tragjedinë.
Intervista e plotë:
Përshëndetje! Para së gjithash, dëshirojmë t’ju përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e papritur të Daorsës. E dimë që kjo është një kohë jashtëzakonisht e vështirë për ju dhe gjithë familjen…dhe e vlerësojmë shumë që pranuat të zhvilloni këtë intervistë me ne.
• Para Ngjarjes tragjike
1- A ju ka treguar ndonjëherë Daorsa se ndjente frikë, presion apo kërcënim?
Me Daorsen kemi pas lidhje te veçante e kam rritur vete. Me ka treguar qe ka presion psiqik e xhelozi te madhe, por gjithmone e justifikonte se do ti kaloje. Per dhune fizike nuk me ka pranuar kurre, sigurisht e ka kercenuar.
2- A e ka përmendur ndonjëherë emrin e Hevzi Sejdiut në kontekst të shqetësimeve të saj?
Gjithmone me fliste qe xhelozonte pa shkak, qe po e manipulon shume, njehere me pat thene qe me vjen keq oer te pasi ai i kishte treguar qe ka probleme familjare dhe ka trauma nga babai i tij Bajrushi. Gjithmone me thoshte qe ai ka trauma nga babai dhe se i dhimbset jeta qe e ka kaluar ne femijeri.
3- Si ka qenë gjendja e saj psikologjike javët para tragjedisë?
Une kam biseduar edhe ate diten tragjike, 3 here bisedova dhe me tha i bera disa analiza hormonale, po i pres te me dalin dhe vij neser ne Gjakove. Dmth kam bisedu me kamere deri rreth ores 16:30 dhe nuk e pash dicka shqetesuese. Nervoza te zakonshme ka pas cdo dite nga presioni i Hevzis, shume kemi qen kunder lidhjes, por ajo na pat thene qe po ja jap shansen e fundit nese nuk ndryshon.
• Nata e ngjarjes tragjike
4- A keni informacion se me kë ishte Daorsa ato orë?
Po, paradite ka biseduar me gjyshen e saj, dhe i ka thene po dal te ha mengjes jam me Hevzin dhe i ka then te fala po te ben.
5- Çfarë dyshoni se ka ndodhur atë natë? Është vrarë apo vetëvrarë?
Ne dyshojme qe e kan vrare ose e ka nxit te vritet ketu ka nje mister te madh, sepse telefoni eshte gjetur ne nje pjese tjeter kurse Daorsa ne nje pjese tjeter.
Lexo edhe:
• Sjellja e familjes Sejdiu pas ngjarjes
6- A ka marrë familja juaj qoftë një ngushëllim, një kontakt apo një shpjegim nga ana e familjes Sejdiu?
Jo, bile edhe kur filloj qe Daorsa te mos na lajmerohet, e kemi kontaktuar nuk na eshte lajmeruar asnjerit, i kemi shkruar dhe fjalet i ka pa dhe nuk na eshte pergjigjur.
7 – Po ju a keni provuar të kontaktoni familjen Sejdiu sapo morët vesh lajmin tragjik?
Me familjen nuk provuam me, pasi qe ata nuk u lajmeruan dhe me heshtjen e tyre ata vetem e pranuan fajin.
8- Si e shpjegoni faktin që ju e shkruat dhe ata nuk u përgjigjën?
Prej faktit qe ata nuk u bene te gjalle kjo na dha te kuptojme qe Daorsa eshte vrare nga Hevziu.
9- Çfarë do të prisnit minimalisht nga ta në një rast tragjik si ky?
Me rastin, do te merret drejtesia, dhe ne besojme fuqishem me hapat qe kan filluar te merren, do ta çojm deri ne fund.
Lexo edhe:
• Drejtësia
10- A keni besim se hetimet po zhvillohen si duhet?
Me rastin kan filluar te merren edhe organet e maqedonise dhe se shpejti do te informohemi.
• Për vajzat e tjera
12- Keni një mesazh për vajzat që mund të jenë sot në situata të ngjashme me Daorsën?
Per te gjitha vajzat kam nje mesazh, qe mos e toleroni dhunen, e as xhelozine luftoni deri ne fund, mos e sakrifikoni vetem nese dikush ju kercenon kerkoni ndihme.
14- keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka përfshirë familjen tuaj?
Jemi shume te shokuar, Daorsa ka qen vajze me plot qellime e plane per jeten. Nje studene e dalluar, me plot 10 -ta dhe nuk. Dijme qe me gjith ate presion qe e ka pasur, si ka mundur ti arrij gjith ato provime.
Kete ja kemi gjet ne tablet qellimet e saj. Ajo nuk ka mendu kurre qe ta vras veten


Fotot e vëna në dispozicion nga tezja e të ndjerës vërtetojnë se studentja kishte plane për të ardhmen e saj dhe se kurrsesi nuk mund t’i jepte fund jetës në këtë mënyrë.
Ndërsa organet e drejtësisë vazhdojnë hetimet, familja e Daorsës ka vetëm një mision: të mos lejojnë që e vërteta të mbetet nën tokë… ashtu si vajza e tyre.
⚠️ Ndalohet rreptësisht kopjimi, ripostimi ose përdorimi i këtij materiali pa cituar burimin “Pa Dorashka”. Çdo shkelje mund të ndiqet ligjërisht.