Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa imazheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhveshur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp dhe platforma të tjera, duke shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime të ndjekësve të saj online.
Sipas informacionit që po qarkullon, ekziston dyshimi se fotografitë mund të jenë realizuar pa dijeninë e saj, nga telefoni i një shoqeje ose të afërmeje. Mësohet se momenti është kapur teksa Hati po ndërrohej në një ambient privat në prezencë të personave të tjerë, gjë që e bën situatën edhe më të ndjeshme për privatësinë e saj.
Ndjekësit janë të ndarë mes mbështetjes dhe kritikave. Shumë prej tyre kanë dënuar shpërndarjen e këtyre materialeve private, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të kufijve personalë dhe privatësisë.
Ngjarja rikthen në qendër të vëmendjes rrezikun e shpërndarjes pa leje të përmbajtjeve intime dhe pasojat që kjo mund të ketë për personat e përfshirë.
Influencerja ka deklaruar se imazhet janë gjeneruar me AI dhe i është dtrjtuar Policisë së Shtetit për të denoncuar përgjegjësit.