Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ku analisti Fahri Balliu ishte i ftuar në panel për të komentuar zhvillimet politike në vend.
Teksa po diskutonte për kandidatin e pavarur në Bashkinë e Tiranës, biznesmenin Gremi, analisti u ndal për një çast gjatë fjalës së tij, dhe në sfond u dëgjua një zhurmë e papritur që solli hutim në studio dhe më pas një moment heshtjeje të shkurtër.
“Ai i pavaruri tjetër, Gremi, që është një… impreditor seriozë, modest, është nga Elbasani, aq më mirë akoma” – dëgjohet të thotë Balliu, ndërsa në atë moment ndodh incidenti që nuk i shpëtoi mikrofonit.
Pamjet u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, ku përdoruesit nuk e lanë pa reaguar me humor. Edhe pse incidenti duket plotësisht i pavullnetshëm, ai është kthyer në temë të bisedës online.
Në një kohë kur debatet televizive shpesh shndërrohen në përplasje fjalësh, kjo ngjarje solli një moment ndryshe, më njerëzor, më spontan, dhe padyshim më të komentuarin e javës.