Një incident i papritur i ka ndodhur Ilir Vrenozi, i cili ka shqetësuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar së fundmi një foto në Instagram, ku shihet i lënduar në këmbë, me shenja të dukshme gërvishtjesh dhe plagësh, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka ndodhur gjatë një performance në skenë. Krahas imazhit, Vrenozi shkruan: “Më morën mësysh, copë u bëra në skenë”, shoqëruar me emoji zemërimi.

Edhe pse pa dhënë shumë detaje rreth rrethanave të incidentit, postimi ka ngritur menjëherë reagime të shumta nga publiku, të cilët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.
Ilir Vrenozi njihet për energjinë dhe përkushtimin maksimal që jep në çdo dalje publike, shpesh duke e tejkaluar lodhjen fizike për t’i dhuruar publikut humor dhe argëtim.