
Ina Pojani
Një ceremoni private që rrallë shihet, zbulohen momentet e veçanta nga dasma e Ina Pojanit
Ina Pojani është tashmë një emër i njohur në Shqipëri, jo vetëm për talentin e saj në pastiçeri, por edhe si e vogla e motrave Pojani. Megjithatë, pak e dinë se Ina ka ruajtur me shumë kujdes jetën e saj private, duke mbajtur disa detaje të fshehta më shumë se sa mund të kishim imagjinuar.
Ina ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj dhe kanë zhvilluar një dasmë shumë të fshehtë dhe private. Duket se dasma ka disa ditë që ka ndodhur dhe jo vetëm që askush nuk ka publikuar asgjë, por as nuk qarkulloi një lajm i tillë se Ina do të martohej.
Ditën e sotme burime për “Albanian Post” kanë publikuar një video nga dasma e saj, ku shihet Ina me fustanin e nusërisë duke kërcyer me gjithë të ftuarit dhe Aurela Gace, e ftuar si këngëtare përmend emrin e Inës dhe të bashkëshortit të saj, Xhuljo.