Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe pse ndodhet pas hekurave, nuk ka qëndruar indiferent ndaj fitores madhështore të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë. Menjëherë pas ndeshjes, ai ka reaguar me entuziazëm përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar triumfin kuqezi si një moment historik që do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.
“Një fitore historike e paharrueshme Kuqezi! Bravo Manaj dhe çunave të Kombëtares! KRENAR PËR TY SHQIPËRI!” – ka shkruar Meta në mesazhin e tij, të shoqëruar me flamurin kuqezi dhe simbolet e krenarisë kombëtare.
Ky reagim ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve, ndërsa shumë ndjekës i janë bashkuar urimit të tij, duke theksuar se fitorja ndaj Serbisë ka bashkuar shqiptarët kudo ndodhen, përtej çdo ndasie politike apo shoqërore.
Një fitore që, sipas Metës dhe mijëra tifozëve, nuk është thjesht sportive, por një mesazh krenarie kombëtare dhe bashkimi për gjithë shqiptarët.
