Një situatë alarmi është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, pranë hyrjes së Lungomares, pas një telefonate tronditëse drejtuar policisë.
Një i ri ka telefonuar policinë “Hajdeni se kam vrarë mamanë!”
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë vënë në lëvizje, duke rrethuar zonën dhe duke kryer kontrolle intensive për të verifikuar ngjarjen.
Por pas ndërhyrjes dhe verifikimeve në terren, rezultoi se gjithçka ishte një alarm fals. I riu që kishte bërë telefonatën kishte sajuar historinë si pjesë e një “shakaje” për 1 Prillin.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur shqetësime për përdorimin e shërbimeve emergjente për qëllime jo serioze dhe pasojat që mund të sjellin alarme të tilla të rreme.