Një i ri shqiptar që jeton në Belgjikë ka vendosur t’i drejtohet publikisht drejtueses së formatit, Sara Hoxha, me dëshirën për t’u bërë pjesë e sezonit të ri të Big Brother VIP Albania.
Andrea Gjura, me origjinë nga Dibra, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë, ku shpreh entuziazmin dhe gatishmërinë e tij për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Përshëndetje si jeni. Jam Andrea Gjura, jam nga Dibra dhe jetoj në Belgjikë. Kisha shumë dëshirë të merrja pjesë në Big Brother VIP Albania, në këtë sezon. Nëse jeni të interesuar, mund të më telefononi. Faleminderit!”, shkruan ai, duke lënë edhe numrin e tij të kontaktit.

Big Brother VIP vazhdon të mbetet një nga programet më të ndjekura dhe kërkesa për të qenë pjesë e tij vjen çdo vit nga dhjetëra persona që ëndërrojnë famën dhe protagonizmin.