Preku një Shqipëri të tërë e më gjerë rasti i dhimbshëm i modeles Dajana Kalo. Modelja bukuroshe pësoi hemorragji cerebrale si pasojë e një malformacioni arteriovenoz (MAV) dhe ndodhej në gjendje serioze për jetën.
Ajo nuk mund të lëvizte dorën dhe këmbën e djathtë, derisa iu nënshtrua një operacioni delikat në tru kostot totale të të cilit kapnin vlerën 200,000€. Familjarët e saj kërkuan ndihmën e shqiptarëve për shpëtimin e vajzës dhe shuma u arrit në kohë rekord. Dajana kreu operacionin dhe po rikuperohet me ritme premtuese.
Dajana ka gjetur pak kohë për të falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan në këtë periudhë të vështirë për jetën.

AJO FALENDERON NË RRJETET SOCIALE
“Hi të dashur
Po përpiqem të rikthehem sërish… Nuk e di pse kam kaq shumë emocione dhe e kam pak të vështirë të shprehem, por e ndjej nga zemra ta bëj këtë post.
Faleminderit nga thellësia e shpirtit për mundësinë që më dhatë që të kurohesha në një nga spitalet më të mira Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe do vazhdojë të shkojë edhe më mirë vetëm me pozitivitet, siç më njihni. Ashtu do vazhdoj të jem.
Nuk gjej fjalë për të përshkruar sa mirënjohëse jam ndaj jush… dhe ndaj Zotit
Do shihemi shumë shpejt me më shumë dritë, më shumë energji dhe një version edhe më të fortë të vetes sime.
Ndonjëherë është në rregull të mos jemi të fortë… vetëm që të kuptojmë sa forcë mbajmë brenda nesh si qenie.
Me dashuri, Dajana”