Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë publikisht një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij. Ai humbi fëmijën menjëherë pas lindjes, një ngjarje që e tronditi thellë dhe për të cilën foli me shumë emocione gjatë intervistës për emisionin “Goca dhe Gra”.
Mes lotësh, Marin rrëfeu se humbja ishte e papërballueshme, por besimi dhe forca nga Zoti i dhanë mundësinë të qëndronte i fortë.
“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë askujt, sepse është ngjarje shumë e rëndë”, tha reperi, duke shtuar se kishte zgjedhur tashmë emrin e fëmijës.
Ai tregoi se në momentet më të vështira ndodhej në Angli dhe se doktori që po ndiqte nusen ishte fetar. “Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe”, shtoi ai.
Marin gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj njerëzve që i qëndruan pranë dhe ndaj fansave për mesazhet ngushëlluese, të cilat i dhanë pak lumturi në një kohë të trishtë.
Ai përfundoi me një mesazh mbi rëndësinë e mbështetjes dhe solidaritetit:
“Ndjenja më e mirë se ajo e të marrëit është ajo e të dhënit”.
Fjalët e tij janë një mesazh i fuqishëm mbi forcën dhe dashurinë njerëzore, duke treguar se edhe në humbje, mbështetja dhe përkujdesja e të tjerëve mund të japin dritë.