Alfred Peza njoftoi dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Televizionit Publik Shqiptar. Ikja e tij ishte kërkuar nga aktorë të ndryshëm publikë dhe politikë vazhdimisht, por Peza ishte zotuar se do të qëndronte në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit.
Gazetarja e RTSH, Blerta Tafani përmes një letre drejtuar bordit të RTSH dhe kryetarit të saj, Leka Bungo akuzoi ish-drejtorin e RTSH, Alfred Peza për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme. Në letrën drejtuar bordit drejtuas 3 dite me parë, gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.

Së fundmi janë publikuar bisedat mes Pezës dhe Tafanit, ku drejtori i Përgjithshëm të RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren.
BISEDA:
Alfred Peza: Duhet të ndihesh si nr 2 atje. Kemi lënë një moment…po pres..nga ti Kur? Si? Kur? Më thuaj?!!
Blerta Tafani: Ja të kthehemi
Alfred Peza: Do e organizosh ti? Po pres, aq sa edhe ti…Okay?!!
Blerta Tafani: Po
Alfred Peza: Do e marësh ti në dorë?!! Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?

Mesazhet vërtetojnë akuzat në letrën e drejtuar bordit drejtuas 3 ditë më parë, ku gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual. Tafani në letër shprehet se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.