Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Gjesti është lajmëruar më në fund publikisht, duke prekur zemrat e ndjekësve të tij.
Përmes një mesazhi emocional, ai ka falënderuar të gjithë fansat dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë atij dhe familjes së tij në një nga momentet më të vështira të jetës, humbjen tragjike të vëllait.
Artisti ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen gjatë kësaj kohe të rëndë.
Në të njëjtin mesazh, Gjesti ka uruar edhe Vitin e Ri. Ajo që ka ngjallur më shumë interes është zbulimi i tij se në muajin janar do të rikthehet aty ku e ka vendin, në muzikë.
“Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. U bë kohë që nuk jam parë. Ju falenderoj që më keni qëndruar afër mua dhe familjes time në këtë periudhë të vështirë.
Ka qenë e rëndësishme që këtë kohë të rrija larg rrjeteve sociale, të merresha me veten dhe familjen time. Ju kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur ju mua.
Ju uroj vitin e ri të gjithëve. Të keni shëndet, lumturi dhe familje, të tjerat bëhen. Dua t’iu tregoj se në vitin 2026, në Janar i kthehem muzikës, aty ku e kam vendin. Ju dua! Faleminderit shumë!”, është shprehu këngëtari.