Greqi, foto ilustruese
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundmi në Greqi, ku një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë, është plagosur rëndë nga bashkëshorti i saj në një akt dhune ekstreme.
Sipas medieve fqinje, gruaja, me origjinë gjeorgjiane, ka pësuar lëndime serioze në fytyrë dhe sy, për shkak të goditjeve me një pirun, ndërsa në gjoks ka marrë plagë nga thika. Presidenti i Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, ka konfirmuar se mjekët ndërhynë menjëherë, duke operuar syrin e pacientes. Aktualisht, gruaja ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor dhe vazhdon të jetë në “luftë me shikimin”.
Megjithatë, sipas Giannakos, fetusi është jashtë rrezikut, gjë që ka dhënë një lehtësim për familjarët dhe stafin mjekësor.
Bashkëshorti i gruas, gjithashtu me origjinë gjeorgjiane, është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Psiqikos, ndërsa policia po vijon hetimet për shkaqet e këtij sulmi të rëndë dhe motivet pas dhunës.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në Greqi dhe jashtë saj, duke rikthyer në qendër të debatit çështjen e dhunës në familje dhe nevojën për masa mbrojtëse ndaj viktimave.