Dy ish-banorë të BBVK janë ribashkuar jashtë shtëpisë dhe një foto e publikuar në Instagram ka mjaftuar për të ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
Bëhet fjalë për Lim Hoti dhe Edi Kuci, të cilët janë shfaqur së bashku në shtëpinë e Limit, në Tiranë.
Detaji që po i shton edhe më shumë “zjarr” këtij ribashkimi është fakti se të dy ish-banorët kanë pasur lidhje me të njëjtën vajzë brenda shtëpisë, banoren Dolçe, një nga personazhet më të përfolura të këtij edicioni.
Lim Hoti doli vetëm pak ditë më parë nga shtëpia e BBVK, pas një telefonate urgjente që e detyroi të linte menjëherë garën, duke lënë pas shumë pikëpyetje te publiku për arsyet reale të largimit të tij të papritur.
Ndërkohë, Edi është eleminuar rreth një muaj më parë, pas një debati të ashpër me Arditin, konflikt që përfundoi direkt me nominimin dhe daljen e tij nga loja.
Shfaqja e tyre së bashku jashtë shtëpisë ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale.
