Hati është tashmë një personazh i njohur në Shqipëri, për shkak të famës që fitoi në platformën TikTok, ku tërhoqi vëmendjen për jetën e luksit me ish-të dashurin e saj. Një vajzë me shami, e cila edhe pas shumë paragjykimeve në rrjete sociale, vazhdoi të ishte përsëri aty dhe në qendër të vëmendjes edhe pas periudhës së vështirë pas ndarjes.
Duket se tashmë Hati do të eksperimentojë në një fushë tjetër. Së shpejti do ta shohim si aktore në një rol në filmin e producentit të njohur shqiptar, Turjan Hyska.
Filmi titullohet “Kazerma” dhe do të shfaqet në kinema së shpejti.
Në kastin e aktorëve mes të tjerësh do të jenë edhe Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Jonida Shehu, Gert Ferra, Maya e shumë të tjerë.