Ervis Shkambi, autori
Pamje që tronditin opinionin – autori i vrasjes del i qetë nga salla e gjyqit dhe pret policinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Në një skenë që më shumë i ngjan një skenari absurd sesa realitetit të një shteti normal, Elvis Shkambi, pasi ekzekutoi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, doli qetësisht në oborr dhe priti policinë me gjakftohtësi e pa asnjë shenjë tensioni.
Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga JOQ, kamera e sigurisë ka kapur momentin kur vrasësi, Elvis Shkambi, së bashku me xhaxhain e tij, qëndrojnë në oborrin e gjykatës si dy qytetarë shembullorë, të qetë, të ftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ata presin me durim “rendin”, po, po, atë rend që në Shqipëri vjen gjithmonë me vonesë, i papërgatitur dhe shpesh i hutuar përballë realitetit që ndodh para syve të tij.
Forcat e policisë mbërrijnë me vonesë, mes zhurmës, rrëmujës dhe asaj lloj paniku që e shoqëron çdo ndërhyrje të improvizuar. Ndërkohë, autori që sapo kishte kryer një ekzekutim brenda një institucioni të drejtësisë, qëndron i palëkundur, me duart e varura dhe një qetësi tronditëse, që vetëm sa thekson absurditetin e gjithë ngjarjes.
Një tablo që tregon shumë më tepër sesa një krim — tregon fytyrën e një sistemi që ka humbur autoritetin, rregullin dhe dinjitetin, ndërsa qytetarët e zakonshëm shikojnë të tronditur një tjetër “film” të zi që luhet në realitetin shqiptar.