Këngëtari britanik, Harry Styles, ka rrëfyer një moment të sikletshëm nga jeta e tij personale, duke pranuar se kishte qeshur gjatë funeralit të gjyshes së tij. Duke folur për hitin e tij Music for a Sushi Restaurant, ai u pyet se cilat vende, sipas tij, “meritonin” një këngë. Styles u përgjigj me humor se një prej tyre do të ishte një krematorium.
“Më pëlqejnë shumë këngët për kremimin”,tha ai me shaka.
Këngëtari tregoi se gjatë ceremonisë mortore, procesioni u shoqërua me këngën The Long and Winding Road. Titulli i saj (“Rruga e gjatë dhe dredha-dredha”) e bëri të qeshte në atë moment solemn.
“Mbaj mend që isha në funeralin e gjyshes sime dhe procesioni shkoi me ‘The Long and Winding Road’ dhe kjo më bëri të qeshja. U ndjeva kaq i papërshtatshëm. Pastaj fillova të mendoja për këngë të papërshtatshme për kremim dhe aty filloi gjithçka”, rrëfeu ai.
Styles u shfaq në Royal Court Theatre për të promovuar albumin e tij të ardhshëm, Kiss All The Time. Ai tha se e ka shijuar shumë procesin e krijimit të këtij projekti. Sipas tij, titulli i albumit të katërt në studio është si një mantër jete.